Pas marrjes së pandehur të zv/kryeministres Belinda Balluku nga SPAK, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka komentuar situatën, duke theksuar se drejtësia duhet të veprojë pa dallim pozicionesh.
Deklarata e Agron Shehaj:
“Dukej e pamundur që do vinte dita që dhe Kryeministri i Shqipërisë mund të dilte para drejtësisë. Dhe në fakt është rritur besimi që kjo mund të ndodhë edhe në Shqipëri.
Sepse nëse është e mundur që zv.kryeministrja të merret e pandehur nga SPAK-u ndërkohë që është në detyrë, pse kjo nuk mund të ndodhë edhe me Kryeministrin? Unë jam i bindur që do të vijë dita që do ndodhë edhe në Shqipëri”.









