Sot Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
AMP ka caktuar 4 masa sigurie personale, të cilët 1 është për një punonjës sigurie dhe 3 masa të tjera janë për punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Vau i Dejës. Për ta, gjykata ka vendosur masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Personat ndaj të cilëve janë marrë masat janë:
A.D., me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vau i Dejës.
D. LL., me detyrë Inspektor pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.
J.H., me detyrë Inspektore pranë IMT- së, Bashkia Vau i Dejës.
M.L., me detyrë Përgjegjës pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.
Për të katërt këta persona akuzohen për shpërdorim detyre, duke lejuar një ndërtim të paligjshëm në Vaun e Dejës.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.









