-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Glauk Konjufca: Më votoni Kryeministër, por pa koalicion!

Kryesoret

Glauk Konjufca është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për të formuar Qeverinë, pasi lideri i partisë, Albin Kurti, dështoi t’i siguronte votat e nevojshme më 26 tetor. Konjufca tha se ky vendim është kompromis i madh nga ana e partisë dhe u bërë thirrje partive tjera të heqin dorë nga inatet. Konjufca u shpreh se kërkon që të jetë kryeministër por pa koalicion.

“Unë mendoj se ky nuk do të jetë një proces në të cilin ne do të kërkojmë ndonjë marrëveshje koalicioni. Ideja është të krijojmë një qeveri të re për të shmangur zgjedhjet e menjëhershme dhe që të provojmë të bashkëpunojmë me partitë parlamentare për të mundur që Kosova ta ketë buxhetin 2026. Nëse këto nuk bëhen, nuk do të ishte në të mirë të Kosovës dhe pikërisht për këtë LVV-ja më propozoi si mandatar sot. Unë e pranova dhe e tëra që na mbetet është të shohim veprimin e presidentes së Republikës”, ka thënë ai.

Partitë tjera, PDK, LDK dhe AAK vazhdojnë të insistojnë se askush nuk i ka votat e nevojshme për ta formuar Qeverinë dhe që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Mbetet të shihet se çfarë do të vendosë presidentja Vjosa Osmani: ta mandatojë Konjufcën, apo t’i shpallë zgjedhjet.

LIVE-Albin Kurti: Propozoj Glauk Konjufcën kryeministër, unë ministër i Jashtëm

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit