Komisioni Evropian ka publikuar progres raportin për Shqipërinë për vitin 2025, duke vlerësuar se vendi po ecën me hapa pozitivë. Raporti vlerëson ecurinë e Shqipërisë në procesin e negociatave dhe luftën kundër korrupsionit.
Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos tha se Bashkimi Europian nuk e ka në konsideratë mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë si vend pa të drejtë vote, një ide që është hedhur disa javë më parë edhe nga Kryeministri Edi Rama.
“Nuk ka asnjë diskutim për sa i përket të drejtës së votës, nuk kemi asnjë lloj debati në komision, për t’i ndarë shtetet anëtare në dy kategori”, tha Kos.
Raporti i Progresit: SPAK merr notë pozitive, qeveria në vendnumëro









