-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Rama: Nga Janari pensionet do të rriten çdo muaj (Kategoritë)

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një lajm të mirë për pensionistët. “Ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve. Është pjesa më e vështirë e pjesës financiare të një vendi.

Më në fund, pikërisht se nuk jemi më ai vendi që mezi mbahemi në këmbë, por jemi një vend me një ekonomi të qëndrueshme që rritet çdo vit, mund ta bëjmë atë për të cilën u zotuam.

Të arrijmë vit pas viti të rrisim pensionet sipas kategorive. Kështu pensionistët tanë përveç bonusit të fundvitit, duke filluar nga janari do të kenë një rritje tanimë të shtrirë muaj për muaj, për mbi indeksimin e përvitshëm natyrisht”, njoftoi Rama.

Rritja që do të pësojnë pensionet çdo muaj gjatë vitit 2026
Pensioni urban do të rritet me 1,800 lekë çdo muaj
Pensioni urban i pjesshëm me 800 lekë çdo muaj
Pensioni rural me 1,000 lekë çdo muaj
Pensioni familjar me 700 lekë çdo muaj
Pensioni i invaliditetit me 600 lekë çdo muaj

Konkretisht, sipas kategorive, në fund të mandatit synohet që pensionet të rriten si më poshtë:

Pensioni urban me vite të plota pune, 40 mijë lekë të rinj nga 27 mijë që është sot

Pensioni urban i pjesshëm: 22 mijë lekë të rinj nga 15 mijë që është sot

Pensioni rural: 18 mijë lekë të rinj nga 11 mijë që është sot

Pensioni familjar: 18 mijë lekë të rinj nga 11 që është sot

Pensioni i invaliditetit: 30 mijë lekë të rinj nga 20 mijë që është sot

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit