Ambasadori Silvio Gonzato përgëzoi autoritetet shqiptare për ritmin e hapjes së pesë grup-kapitujve dhe përmbushjen e 21 reformave rrënjësore. “Po hyjmë në një fazë vendimtare, ku do të testohet vullneti dhe aftësia e Shqipërisë për t’u afruar me standardet e BE-së” – tha ai, duke theksuar se Komisioni Europian është gati të mbështesë vendin në çdo hap të rrugës drejt mbylljes së negociatave deri në fund të vitit 2027.
Gonzato theksoi nevojën për vëmendje ndaj “piketave të ndërmjetme” që çdo vend kandidat duhet të përmbushë për të përparuar në proces. “Pa përmbushjen e tyre, nuk mund të mbyllet as provizorisht ndonjë kapitull tjetër. Raporti është faktik dhe gjithëpërfshirës. Ne shpresojmë që të lexohet dhe vlerësohet, sepse jep meritën aty ku duhet dhe thekson fushat ku ka ngecje” – u shpreh ai.








