Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend listat me përfaqësuesit e saj në dy komisionet e posaçme parlamentare: atë për Reformën Zgjedhore dhe për Reformën Administrativo-Territoriale.
Në Komisionin për Reformën Zgjedhore, PD ka propozuar si bashkëkryetar Oerd Bylykbashin, ndërsa anëtarë janë Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Albana Vokshi dhe Gjin Gjoni. Anëtarë zëvendësues do të jenë Arian Ndoja, Klevis Balliu dhe Elda Hoti.
Për Komisionin e Reformës Administrativo-Territoriale, bashkëkryetar është propozuar Luciano Boçi. Anëtarë të tjerë janë Jorida Tabaku, Bledion Nallbati, Xhelal Mziu, Ramadan Likaj dhe Enno Bozdo. Si zëvendësues janë caktuar Greta Bardeli, Bardh Spahia, Igli Cara dhe Ina Zhupa.
Me këtë hap, PD bëhet gati të marrë pjesë aktive në proceset e dy reformave të rëndësishme parlamentare.









