Një ngjarje e rëndë ka tronditur rrugën “Tafilica” në Shkodër, ku një konflikt mes fqinjësh ka përfunduar me kërcënim me armë zjarri. Policia ka arrestuar 38-vjeçarin M.B., ndërsa bashkëpunëtori i tij 22-vjeçar, A.G., ndodhet ende në arrati.
Sipas informacioneve zyrtare, të dy dyshohet se kanë kanosur fqinjët e tyre për motive të dobëta. 22-vjeçari, pasi vuri re punonjësit e Policisë, mori armën dhe u largua me shpejtësi.
Forcat e rendit, përfshirë specialistët e Hetimit të Krimeve dhe shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, me mbështetjen e “Shqiponjës”, ndërmorën veprime të shpejta për kapjen e autorit dhe hetimin e plotë të ngjarjes.








