-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Mesazhet e Ballukut tregojnë terrorin shpirtëror ndaj Ramës, protesta për tunelin e Llogarasë

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, për “terrorizëm shpirtëror” ndaj kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se mesazhet e publikuara midis saj dhe zyrtarit Evis Berberi tregojnë një marrëdhënie të ngarkuar dhe të përçmuar mes tyre.

Berisha e ka quajtur Ballukun “njeri i frikës” që vepron sipas urdhrave të Ramës, ndërsa kritikoi manipulimin e tenderit të tunelit të Llogarasë, ku vlera reale është shumë më e lartë se sa ajo e shpallur publikisht.

Ai njoftoi organizimin e një proteste para Kryeministrisë për të denoncuar këtë aferë.

“Ato mesazhe tregojnë terror, një njeri në panik, që përpiqet të përmbushë çdo kërkesë të liderit të tij. Nuk mund të mohohet se mesazhet faktojnë terrorin që ka ajo për të përmbushur porositë e Edi Ramës. Tuneli i Llogarasë është 50 milionë në tender, por në realitet është 90 milionë euro. Ne do të jemi para Kryeministrisë për këtë,” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit