-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detajet e fundit/ Shkoi të marrë gruan, dhëndri i vrau vëllezërit

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e dyfishtë që ka ndodhur sot në fshatin Golluboc të Malishevës. I dyshuari për këtë ngjarje është dhëndri i viktimave. Sipas informacioneve të para nga mediat në Prishtinë, pas kryerjes së krimit, ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

E shkuara e zezë e dhëndrit që vrau dy vëllezërit para derës së shtëpisë

Raportohet sipas mediave në Prishtinë se viktimat janë Driton Morina dhe Naim Morina rreth 32 dhe 45 vjeç.

I dyshuari, sipas hetimeve paraprake, sot ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë. Të dy kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave, njëri në vendin e ngjarjes e tjetri rrugës.

Ai ka pasur edhe më parë probleme me ligjin, ndaj të cilit Prokuroria në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për veprat penale “Dhunë në familje”, dhe “Kanosje”.

Dhëndri vret dy vëllezër në Malishevë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit