Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili e akuzoi për sulm ndaj Ambasadorit të Bashkimit Evropian.
Berisha e ka quajtur këtë akuzë si “trillim”, duke theksuar se në asnjë moment gjatë fjalës së tij nuk ka ofenduar ndonjë diplomat të huaj. Ai shtoi se nuk ka njeri që respekton më shumë se ai diplomatët, por theksoi se është gjithmonë në mbrojtje të interesave të vendit të tij.
“Hedh poshtë me përçmim trillimin e parafolësit sepse në fjalën time skam fyer asnjë ambasador të huaj, por i kam kërkuar zotërisë së tij t’u paraqesë shqiptarëve cila direktivë europiane bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore, për gjini me diversitet të gjerë. S’ka njeri që respekton më shumë diplomatët, por më shumë se gjithçka respektoj interesat e Shqipërisë,” shprehet Berisha.








