-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Selatin Retkoceri: Kurti po blen vota me 100 Euro

Kryesoret

A po rrezikojmë ta institucionalizojmë blerjet e votës me paratë e buxhetit

Për mua ndarja e 100€ për student paraqet një akt jo etik, kundër ligjor dhe shëmti e politikës e demokracisë në vendin tonë, thjesht ky vendim i z.Kurti është blerje e votës dhe kalkulim elektoral për balotazhin e ditës së diele, por edhe për zgjedhjet e përgjithëshme të cilat do të mbahen shumë shpejt.

Vendimi i Qeverisë për të ju ndarë studentëve nga 100€, në prag të zgjedhjeve për balotazh por edhe për zgjedhjet e përgjithshme që po vijnë, ka hapur një debat të madh publik. Në pamje të parë, kjo ndihmë mund të duket si gjest social, por koha dhe mënyra si u bë, e kthejnë në çështje thellësisht etike, ligjore e politike.

Koha kur erdhi ky vendim nuk është rastësi por thjesht kalkulim elektoral dhe blerje vote. Kur para zgjedhjeve ndahen para nga buxheti i shtetit për kategori të caktuara, kjo krijon dyshim se synimi nuk është ndihma, por fitimi i simpatizantëve të rinj. Në politikë, momenti i veprimit shpesh flet më shumë se vetë veprimi.

Në thelb, kjo mund të shihet si formë e populizmit fiskal ku kemi përdorim të fondeve publike për efekte të menjëhershme politike. Në vend të politikave afatgjata për arsimin dhe punësimin e të rinjve, kemi një veprim të shpejtë që prodhon efekt emocional, jo zhvillim.

Edhe më problematike është mënyra e komunikimit nëpërmjet SMS-it që ju dërgohet secilit student veq e veq edhe kjo direkt nga dhe “në emër të Kryeministrit Albin Kurti”. Kjo mënyrë përçon idenë se ndihma vjen nga një individ e jo nga shteti, duke e zbehur vijën ndarëse mes pushtetit shtetëror dhe fushatës partiake.

Në demokracitë e konsoliduara, ky lloj komunikimi do të konsiderohej propagandë elektorale me mjete publike.

Në aspektin e drejtësisë zgjedhore, veprime të tilla e cënojnë barazinë në garë, pasi partitë e tjera nuk kanë mundësi të përdorin buxhetin publik për t’u drejtuar qytetarëve.

Në afat të shkurtër, masa mund të duket e dobishme për studentët. Por në afat të gjatë, ajo gërryen besueshmërinë e institucioneve dhe dëmton parimin e qeverisjes së përgjegjshme.

Krejt në fund rrjedh pyetja logjike:

A ishte kjo ndihmë për studentët, apo një investim elektoral i financuar nga buxheti i shtetit?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit