Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në nëntor, si përgatitje për Kampionatin Europian U-21 2027.
Trajneri Alban Bushi ka grumbulluar 23 lojtarë, ku risia është futbollisti i Ballkanit, Diar Vokrri.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 13 nëntor ndaj Moldavisë U-21 në Vadul lui Vodă, ndërsa ndeshja e dytë, Shqipëri U-21 – Ukrainë U-21, më 17 nëntor në “Elbasan Arena”.
Miqësoret do t’i shërbejnë trajnerit Bushi për të vlerësuar gjendjen e skuadrës dhe performancën e futbollistëve me pak minuta loje.








