Milani është në kërkim të një sulmuesi të ri, pasi paraqitjet e Santiago Gimenez kanë lënë shumë për të dëshiruar.
Edhe pse kuqezinjtë kanë mundësinë të luajnë me Rafael Leao dhe Christopher Nkunku në vijën e sulmit, një “numër 9” i vërtetë mund t’i kthente ata në favoritë për garën e titullit në Serie A.
Një nga opsionet që është shfaqur është ai i Robert Lewandowskit të Barcelonës.
Sulmuesi polak do të jetë i disponueshëm si transferim i lirë pas përfundimit të këtij sezoni.
Pas një sezoni shumë produktiv, këtë vit ai ka hasur vështirësi për të siguruar një vend të përhershëm në formacionin e Blaugranave.
Milan pritet të nisë bisedimet me agjentin e tij, Pini Zahavi, me të cilin klubi ka marrëdhënie të mira.
Është pak e mundur që Lewandowski të largohet në janar, pasi i ka dhënë fjalën presidentit Joan Laporta se do të qëndrojë deri në verën e vitit 2026.
Megjithatë, edhe pse prioriteti i Milanit është të sigurojë një sulmues sa më shpejt, afrimi i Lewandowskit sezonin e ardhshëm shihet si një mundësi shumë e mirë








