Në një ndeshje emocionuese në stadiumin D’All Ara, Bologna arriti të mposhtë Napoli-n me rezultatin 2-0.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja skuadrat.
Në fraksionin e dytë, vendasit kaluan në avantazh falë golit të Dallingës, ndërsa më pas Lucumi vulosi fitoren me golin e dytë, duke i siguruar qetësinë skuadrës nga Bologna.
Me këtë rezultat, Napoli mbetet në vendin e dytë të renditjes, ndërsa Bologna ngjitet në vendin e pestë.









