Alban Hyseni, është rizgjedhur kryetar i Gjilanit, sipas sondazheve që janë prezantuar nga Exit Pollet në Klan Kosova dhe Albanian Post.
Sipas sondazhit të Albanian Post, Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar 58.6 për qind të votave, duke siguruar edhe një mandat qeverisës në Gjilan.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismaili, ka siguruar 41.4 për qind të votave.
Sipas sondazhit të Klan Kosoves, Hyseni fiton me 60,40%, ndërsa Ismajli i dyti me 39,60%.








