Sot qytetarët në 18 komuna të Kosovës votojnë për të zgjedhur kryetarët e rinj. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe pritet të mbyllen në orën 19:00.
Balotazhi për kryetarë të komunave mbahet në Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Mbi 1 milion qytetarë kanë të drejtë vote. Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 525 qendra të votimit, me gjithsej 1.648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime për votimin e rregullt.
Ndërsa, për votim me kusht do të jenë 18 qendra, nga një për çdo komunë, me 20 vendvotime, sipas Komisionit Zgjedhor në Kosovë.








