-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një orë para mbylljes, pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme arrin 18.55% në pesë bashki

Kryesoret

Sot, më 9 nëntor, mbi 334 mijë qytetarë në pesë bashki të vendit, Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë, u drejtuan drejt kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj.

Këto zgjedhje të pjesshme u zhvilluan pas vakancave të krijuara nga largimet e mëparshme të kryebashkiakëve, disa si ministra, disa si deputetë, dhe një dorëheqje në Vlorë.

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 17:00 pjesëmarrja në pesë bashki arriti në 18.55%.

Kjo përqindje përfaqëson një pjesëmarrje të moderuar, ndërsa procesi i votimit po zhvillohet pa incidente të mëdha.

Bashkia Vlorë: Kanë votuar 6 242 nga 51 724 zgjedhës (12.42%)

Bashkia Berat: Kanë votuar 4 557 nga 22 972 zgjedhës (19.84%)

Bashkia Cërrik: Kanë votuar 1 467 nga 6 246 zgjedhës (23.49 %)

Bashkia Mat: Kanë votuar 4 019 nga 10 050 zgjedhës (39.99%)

Bashkia Tepelenë: Kanë votuar 965 nga 2 996 zgjedhës (32.21%)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit