-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Votojnë kandidatët në Vlorë: Ju lutemi merrni pjesë!

Kryesoret

Në Vlorë ka një pjesëmarrje të ulët të votimit. Kandidatja e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini u bëri thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. “Faleminderit për suportin tuaj dhe për këtë ditë të shënuar. Është një ditë e shënuar jo vetëm për mua personalisht që kandidoi si e para grua në siglën e Partisë Socialiste.

Një grua që e ndjek ritmin e qytetit, energjinë e tij, njeh njerëzit e qytetit edhe ka përkushtimin ndaj njerëzve. Më e rëndësishme se mua, kjo ditë është për qytetin, për qytetarët e Vlorës që kanë treguar gjithmonë kulturë demokratike, përgjegjësi qytetare ditën e zgjedhjeve. Uroj që ata sot të votojnë me zemër, me mendje dhe me përgjegjësi qytetare për më të mirën e Vlorës” tha ajo.

Edhe kandidati Dionis Sota, që mbështetet nga Partia Demokratike për bashkinë e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve vlonjatë që të dalin në votime. “Jashtëzakonisht shumë besoj te fitorja. Unë gjithçka që nis e nis seriozisht. Ju lutem me dorë në zemër ejani dhe mos e neglizhoni. Është dita juaj. Unë kam shpalosur të gjithë programin kam programin më të mirë dhe jam një djalë i lindur dhe i rritur në këtë lagje. Jam nja djalë që jo vetëm e dua me shpirt, nuk jam kalimtar dhe pseudoidealist, por një idealist i vërtetë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit