I ftuar në emisionin “5Pyetjet”, Zylyftar Bregu komentoi thirrjen e Sali Berishës në SPAK lidhur me ngjarjet e 21 Janarit.
Ai theksoi se nuk mund të eplikojë mbi përgjegjësinë penale të Berishës, por e konsideron këtë një lëvizje taktike për të mbyllur çështjen dhe theksoi sfidat e vazhdueshme të drejtësisë në Shqipëri.
“Nuk mund të eplikoj që Berisha ka vrarë. Është një lëvizje taktike për ta mbyllur si çështje. Duhet kuptuar se kjo nuk është vetëm një çështje juridike, por edhe një hap politik që lidhet me dinamikat brenda PD-së. Në këto raste, SPAK dhe prokuroria mund të veprojnë me shpejtësi të kufizuar, ndërsa efekti real është politik”, shprehet Bregu.








