I ftuar në emisionin “5Pyetjet”, juristi Leonard Karaj komentoi rastin e 21 Janarit dhe procedurat e SPAK-ut, duke theksuar se hetimet e çështjeve të ndërlikuara mund të zgjasin vite dhe se trajtimi i dëshmive të incizuara nuk është i thjeshtë.
Ai u shpreh mbi problematikat e mundshme në trajtimin e krimit të organizuar dhe shpërdorimit të detyrës nga zyrtarët publikë.
“Çdo lloj vepre ekziston, pa hequr këtu vrasjen dhe krimin e organizuar. Ata bëjnë gallatë. Vrasje nuk ka të urdhëruar në këtë aspekt. Këto do të rrijnë këtu me pika të shpërdorimit të detyrës dhe paraqitje të detyrueshme. E gjithë kjo risi është një bisedë e incizuar nga SPAK.
Edhe këtu do të vijë momenti kur inspektorët do të thonë: ‘Jo, zëri nuk është i imi’. Me këtë çështje do të zgjasin edhe disa vjet,” shprehet Karaj.








