I ftuar në emisionin “5Pyetjet”, analisti Leonard Karaj dha një deklaratë të fortë mbi krizën politike dhe morale në Shqipëri, duke theksuar se problemi nuk qëndron vetëm te qeveria, por edhe te vetë qytetari dhe mungesa e përgjegjësisë qytetare.
Sipas tij, opozita ka humbur çdo frymë dhe marrëdhënia mes qytetarëve dhe politikës është degraduar në prag të rrezikut për demokracinë.
“Unë nuk besoj në bastione, këto janë teori që i kemi krijuar vetë ne. Një qytetar që ka moral qytetarësh, në një zgjedhje qytetarie ku do të shkojë? Duhet të vendosë një njeri që ka pozicion, që është taman dhe do e shohim më pas si do të jenë njerëzit.
Ne jemi kthyer që qameti të na thërrasë në lidhje me opozitën. Hajdutin e njeh gjithë bota, por hajdutit duhet t’i dalësh kundër me aparencën tënde. Ti në mëngjes pi kafe me hajdutin dhe më pas do t’i dalësh kundër?
E hedhin me një të rënë lapsi kryetarin e bashkisë së Kavajës. Kur e vendosin, i marrin leje; kur e heqin, s’i marrin. Janë një sërë gjërash që në këto komente nuk e ka fajin Rama. Do të ndodhë si ajo batuta: ‘O Gzim, sa mandate ke?’ por kjo nuk do të jetë më batutë. Dhe në 2027 do të shohim që do të kemi frikë të flasim në shtëpi për punën e votës,” tha Karaj.








