-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha akuzon Ramën dhe Ballukun për manipulim: Opozita privohet nga të drejtat kushtetuese

Kryesoret

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku për manipulim të informacionit dhe për moslëvizjen nga postet e tyre, edhe pas akuzave të rënda që i shoqërojnë.

Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi se Rama dhe Balluku vazhdojnë të veprojnë si “fantazma” të pafajshme, duke mohuar përgjegjësitë dhe duke pretenduar se nuk kanë bërë asnjë shkelje, ndërkohë që janë të përfshirë në afera korruptive.

“Opozita privohet nga e drejta dhe nga detyra e saj themelore për të kontrolluar ekzekutivin dhe zbatimin e ligjit. Ministrat nuk refuzojnë vetëm interpelancat, por edhe paraqitjen para komisioneve, duke nxjerrë përfaqësues të tjerë që nuk kanë përgjegjësi ligjore,” deklaroi Berisha.

Sipas tij, parlamenti është shndërruar në një instrument të partisë në pushtet, ndërsa deputetëve të opozitës “u mohohen të drejtat që u garanton Kushtetuta dhe rregullorja”. “Opozita trajtohet si vasale e partisë shtet, me të cilën ajo mund të bëjë çfarë të dojë,” shtoi Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit