Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër Ligjin për Barazinë Gjinore, duke e quajtur “ligji më i keq i votuar në ndonjë vend të planetit”.
Gjatë një deklarate për mediat, Berisha tha se ligji “rikthen gjahun stalinist të shtrigave”, pasi, sipas tij, parashikon që personi i akuzuar për diskriminim gjinor të duhet të provojë pafajësinë e vet.
“Nëse dikush të akuzon për diskriminim gjinor, ti duhet të faktosh se nuk e ke bërë. Kjo është padrejtësi. Ky ligj krijon një gjah politik dhe ideologjik,” u shpreh Berisha.
Ai shtoi se “ekstremi i majtë” po përdor këtë ligj për qëllime politike dhe theksoi se PD “nuk do të pranojë ligje që dëmtojnë interesat e qytetarëve shqiptarë”.
“Do të qëndrojmë në emër të interesit të shqiptarëve dhe nuk do të pranojmë vdekjen e vendit para syve tanë,” deklaroi Berisha.








