-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji: Në Shqipërinë e Ramës nuk ecën dot me monopatina, por me makina të blinduara e armë

Kryesoret

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar për vrasjen në Rinas duke akuzuar qeverinë.

“Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit dhe kanë informacion të saktë për lëvizjen e kujtdo, mjafton ta vendosin dhe eleminojnë kë të duan e ku të duan!
Vrasja e sotme, në pikën më të rëndësishme të vendit, në aeroportin e Rinasit, aty ku duhet të ishte siguria maksimale, tregon paaftësinë dhe dorëzimin e qeverisë përballë krimit.

Në Shqipërinë e Ramës nuk mund të ecësh me monopatina, por me makina të blinduara e me armë po. Frika dhe kërcënimi bandave që vendosin kush jeton e kush eliminohet, është vetëm njëra anë e medaljes kriminale. Ana tjeter ěshtë terrori që çdokush, qe kalon aty, është në punë të vet, apo percjell familjen a të afermit ne kete rast ne Rinas, mund te ishte goditur nga plumbat që kanë lënë shenjë nëpër godina.

Shteti duket si spektator i krimit e qeveria është faktuar shpesh si ndihmëse e krimit, policia njě dekor propagande, dhe qytetari shpesh shënjestër e pafajshme. Fatkeqësisht, Shqipëria nuk ka rend dhe siguri. Askush nuk eshte i mbrojtur, institucionet janë të kapura, dhe mafia ka shtetin e vet!” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit