-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Antentati mafioz në Rinas, Balliu: Kjo është Shqipëria e Ministres së Brendshme

Kryesoret

Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka reaguar pas atentatit mafioz pranë Rinasit, ku mbeti viktimë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani Sheqeri, i cili mësohet se është punonjës i AMP-së.

Ai ka theksuar se ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta pasi përfundoi mbledhja e Komisionit të Punëve të Brendshme, ku opozita kërkoi llogari për mungesën e sigurisë në vend.

“Ministrja, me përbuzje, deklaroi se Shqipëria është vendi më i sigurt dhe me një rritje të vazhdueshme të sigurisë”, u shpreh Balliu.

Më tej ai shkruan se kjo ngjarje tregon qartë se qeveria ka në plan të fsheh të vërtetën, sepse sipas tij, “është bashkëpunëtore e drejtpërdrejtë me ata që kryejnë këto atentate, duke rrezikuar jetën e të gjithë shqiptarëve.”

Reagimi i plotë i Klevis Balliut:

Vetëm 10 minutapas mbylljes së Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku opozita i kërkonte llogari ministres së Brendshme dhe kupolës së Policisë së Shtetit për mungesën e sigurisë në vend, ministrja, me përbuzje, deklaroi se Shqipëria është vendi më i sigurt dhe me një rritje të vazhdueshme të sigurisë.

Por menjëherë më pas ndodh një atentat mafioz në aeroportin e Rinasit, zonën që supozohet të jetë më e sigurta në Shqipëri.

Ky fakt tregon qartë se qeveria ka në plan të fshehë të vërtetën, sepse është bashkëpunëtore e drejtpërdrejtë me ata që kryejnë këto atentate, duke rrezikuar jetën e të gjithë shqiptarëve.

Kur aeroportet nuk janë të sigurta, kur shkollat nuk janë të sigurta, kur gjykatat nuk janë të sigurta — çfarë mbetet më?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit