Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqjen nga pozita e Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Si Kryetar i PDK-së, Krasniqi ishte zgjedhur më 3 korrik 2021.
Në këtë pozitë, ai ishte zgjedhur me shumicë votash të delegatëve pjesëmarrës në Konventën zgjedhore të partisë: 469 vota kishte marrë pro, ndërsa 7 kundër.
Krasniqi ishte rikonfirmuar si Kryetar i PDK-së më 21 qershor të vitit 2025, në Konventën e Përgjithshme të PDK-së, të njëmbëdhjetën me radhë.
“Jam i bindur se kandidatati i PDK-së për kryeministër duhet të jetë Bedri Hamza. Dhe normalisht nëse Hamza kandidon për të qenë kryetar i PDK-së e ka përkrahjen time të plotë”, ka deklaruar Krasniqi.








