-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tiranë/ Zbulohet qendra e mashtrimeve me investime të rreme

Kryesoret

Policia e Tiranës ka zbuluar në zonën e Selitës një ambient të përshtatur si call center, ku mashtroheshin persona të huaj përmes telefonatave për investime në bursa fiktive.

Gjatë ndërhyrjes u kapën në flagrancë pesë persona.

Në pranga ranë K. S., 25 vjeç, i dyshuar si menaxher, si dhe F. K., 24 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, punonjës të qendrës.

Ndërkohë, E. Sh., 22 vjeçe dhe E. Z., 19 vjeçe u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Në vijim të hetimeve, janë shpallur në kërkim E. S., 34 vjeç dhe A. K., 35 vjeç, të dyshuar si organizatorë të aktivitetit, të cilët kishin marrë me qira ambientin ku zhvillohej veprimtaria e paligjshme.

Gjatë kontrollit u sekuestruan pajisje kompjuterike, celularë dhe prova të tjera materiale, ndërsa Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit