Një ngjarje e rëndë e ndodhur dy ditët më parë në Rinas, ku një atentat ka marrë jetën e Gilmando Danit dhe ka lënë të plagosur rëndë mikun e tij, agjentin e AMP, Muçi Shaljani.
Ekspertiza paraprake nga morgu tregon se Gilmando Dani ka marrë 20 plumba në trup, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 80 gëzhoja.
Muçi Shaljani vazhdon të jetë i intubuar në Spitalin e Traumës, pasi mori 10 plumba, dy prej të cilëve në kokë.
Policia shqiptare ka kërkuar zyrtarisht nga autoritetet spanjolle informacion mbi lëvizjet e të dyve gjatë qëndrimit të tyre 4-ditor në Barcelonë, por ende nuk ka marrë përgjigje.
Pas atentatit, janë kryer kontrolle në zona të ndryshme, përfshirë Tiranën, Kamzën, Nikël dhe Fushë-Krujën, duke inspektuar godina të braktisura dhe persona të skeduar më parë.









