Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga SPAK, duke e akuzuar atë për ushtrim presioni ndaj eksponentëve të Partisë Socialiste përmes përdorimit të dosjeve komprometuese.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Balluku po përdor “metoda mafioze” për të kontrolluar figurat e larta të qeverisë dhe për t’i detyruar të heshtin.
“Vazhdon terrori i Lubi Ballukut ndaj eksponentëve të tjerë të partisë së krimit. E armatosur gjer në dhëmbë me dosjet e krijuara nga regjistrimet e paligjshme që Oltjon Bistri ka kryer me porosi të saj dhe Edi Ramës, ajo tani iu ka imponuar atyre Omerta-n, kodin mafioz të heshtjes.
Ajo nuk i kërcënon me plumbin pas ballit, por me dosjen publike para gjithë shqiptarëve, me të cilat është e aftë të presë çdo karrierë të tyre,” deklaroi Berisha.








