Policia e Tiranës ka arrestuar dy gra, M. M., 21 vjeçe, dhe S. C., 25 vjeçe, të cilat ishin shpallur në kërkim tre ditë më parë.
Dyshohet se ato, së bashku me dy persona të arrestuar më parë dhe një tjetër ende në kërkim, kanë mbajtur peng për disa orë një 27-vjeçar në një apartament, ku e kanë dhunuar fizikisht për të marrë para.
Policia vijon punën për kapjen e personit që mungon, ndërsa materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.








