-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Lidhjet e Ramës me Luftar Hysën, që SHBA i konfiskoi pasurinë

Kryesoret

Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se sanksionet e shpallura një ditë më parë ndaj vëllezërve Hysa nga autoritetet amerikane zbuluan lidhjet më të errëta të qeverisë shqiptare me krimin e organizuar. Berisha tha se kryeministri Edi Rama se ka pasur marrëdhënie të afërta me këtë grup, të cilin ai e cilësoi “organizatë terroriste” të lidhur me kartelin e famshëm Sinaloa në Meksikë.

“Zhvillime dramatike nxorën në pah me të gjithë shëmtinë e tij narkoshtetin shqiptar, lidhjet organike të atij që mediat ndërkombëtare e quajnë Noriega i Shqipërisë apo Ramaduro i Europës.

Dje u shpallën organizatë terroriste, me sanksione të thella, vëllezërit Hysa, miq dhe favoritë të Noriegës apo Ramaduros.

Mediat botërore sot në të katër anët e planetit informojnë këtë vëllazëri, këta janë 4-5 vëllezër, si parelarësit kryesorë të Sinaloas të Meksikës.

Sinaloa e Meksikës është ndoshta karteli më i fuqishëm i drogës në botë.

Dhe jo vetëm i drogës, por i shumë aktiviteteve të tjera kriminale.

Perandoria e miqve të Edi Ramës, njoftojnë mediat botërore, perandoria ekonomike e tyre, shtrihet në shumë e shumë vende.

Në Kanada, në zonat e indianëve të Kanadasë që kanë një lloj autonomie me Pallatin Magjik.

Me dhjetëra e dhjetëra restorante, hotele dhe klube.

Por ato, nga Kebeku dhe zonat e indianëve të Kanadasë, gjer në Palermo të Italisë numërojnë në Vlorë, në Tiranë, në Shqipëri, me qindra biznese, por në tërësi kazino, lojëra fati, me të cilat me një marrëveshje lajnë miliardat e Sinaloas së Meksikës.

Famoz vetëm restoranti Mirela që mban emrin e bashkëshortes, ka transferuar në Shqipëri dhjetëra e dhjetëra milionë euro nga zonat e indianëve të Kanadasë.

Tani, këtu kemi disa sekuenca, pra janë mediat e huaja, është Reuters, agjencia kryesore e lajmeve në botë që njofton sanksionet kundër familjes të perandorisë së kazinove meksikane dhe që lan fondet e kartelit dhe që është i lidhur direkt me Edi Ramën.

Vazhdojmë…

Meksika i mbyll 13 kazino. Shqipëria asnjë.

Asnjë kazino nuk i mbyll.

Tjetër. Qeveria e Meksikës dhe Thesari godasin grupin kriminal të sektorit të bixhozit, lojërave të fatit. Lajm tjetër është. Lajm botëror.

Tjetër.

Përsëri media të tjera.

Vazhdojnë. Ky është bërë lajm botëror” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit