-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka: Grupi i Sorrosit u përpoq të fus nën “kthetra” PD por nuk ja doli

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka njëkohësisht edhe drejtues i strukturave të saj, tha sot  se grupi i Sorrosit me në krye kryeministrin Edi Rama është përpjekur disa herë për të marrë kontrollin e PD-së, por nuk ja kanë dalë dot.

Ndër të tjera ai foli për çështjen e vulës, përplasjeve brenda PD për tre vite dhe deri tek vendosja e masës “arrest shtëpie” nga gjykata pa të drejtë liderit dhe kryetarit të PD Sali Berisha.

“Plani ishte të merrej nën kthetra PD-ja me klanin e Sorrosit të ndihmuar nga Edi Rama. Non Grata është e Xhorxh Sorrosit dhe jo e SHBA-ve. Bënë përpjekje me non gratën, por nuk ia dolën. Është gjithë kjo luftë kundër PD-së por nuk ia dolën. Janë kurthe të Edi Ramës edhe pretendimet për mosreformim të PD-së.

Ata bënë përpjekje për të marrë edhe vulën e PD-së, e mbajtën madje për disa kohë me grupin e Sorrosit, por nuk ia dolën përsëri. PD ka një statut, ka rregulla, duhet të rritesh me beteja kundër rrëgjimit, të rritesh dhe të forcohesh si politikan. Në PD nuk ka “ik ti që të vij unë”, ka rregulla dhe statut, nuk ka rrugë katapultomi dhe narkosi. Kjo është devizë, nuk ka për të ecur kurrë katapultimi në PD me rregullat e narkosit”, tha Flamur Noka.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit