-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha para ndeshjes me Anglinë: Kombëtarja na ka nderuar, uroj shumë fat kuqezinjve

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur mbështetje të plotë për kombëtaren shqiptare, teksa u pyet nga qytetarët nëse do të jetë i pranishëm në ndeshjen ndaj Anglisë. Berisha foli jashtë temave politike dhe u ndal te emocionet që i jep futbolli kuqezi.

“Do t’i uroj shumë fat kombëtares sonë. E kam uruar dhe e uroj,” tha Berisha gjatë bashkëbisedimit online, duke vlerësuar progresin e ekipit shqiptar në vitet e fundit.

Ai kujtoi me emocion ndeshjen e Shqipërisë kundër Serbisë, të cilën e quajti një nga momentet më të mëdha në jetë si tifoz:
“Ka qenë kënaqësia e jetës time kur e zhvlerësuan Serbinë në atë ndeshje që do të shkruhet me gërma të arta në analet e historisë. Ajo kishte vlerë europiane,” u shpreh Berisha.

Duke folur për përballjen me Anglinë, ai uroi që ekipi kuqezi të bëjë një ndeshje të mirë ndaj një “skuadre të fortë”, duke shtuar se kombëtarja shqiptare “na ka nderuar” me paraqitjet e saj.

“Uroj sukses, sepse kjo kombëtare na ka nderuar dhe na ka dhënë shumë gëzim,” deklaroi Berisha, duke theksuar mbështetjen e tij të plotë për ekipin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit