Kreu i PD-së, Sali Berisha, bëri thirrje pak para nisjes së protestës që qytetarët t’i bashkohen aksionit opozitar në Tiranë dhe në qytete të tjera.
Ai theksoi se opozita nis “sezonin e protestave të vazhdueshme” deri në realizimin e qëllimit për të garantuar që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë.
“Ftoj qytetarët e Tiranës dhe të gjithë qytetarët e tjerë të nisim sezonin e protestave të vazhdueshme, deri sa të realizojmë qëllimin tonë,” shkruan Berisha.









