-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Foltorja e dytë ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, inauguroi këtë të hënë, 17 nëntor, foltoren që kishte paralajmëruar para godinës së Kryeministrisë, duke mbajtur një fjalim përpara mbështetësve demokratë.

“Ndaj dhe e mbylli parlamentin sepse do që këto të mos i thuhen në sy.
Do që këto të mos ia marrin vesh qytetarët.
Po në qoftë se ti kishe një eksperiencë personale, ai duhej të ishte një detyrim shumë herë më i madh për të bërë për secilin që është i agresuar nga ajo sëmundje, të kishte të njëjtat ilaçe.
Natyrisht ajo nuk mund të jetë se ata për ty janë qenie njerëzore, qenie për t’u përçmuar, qenie për t’u vjedhur, qenie për t’u larguar nga Shqipëria.
Në këto kushte, u bë e domosdoshme dalja në shesh në një platformë parlamentaro-qytetare.
Miqtë e mi, shumë kanë pyetur po çfarë është kjo foltore, çfarë është kjo platformë?
U rikujtoj se nuk është një gjetje origjinale e PD-së, as e opozitës.
Një platformë e tillë, me një fushë tenisi, transformoi Francën dhe Europën gjatë revolucionit.
Parlamenti kontinental transformoi SHBA dhe i bëri ata superfuqinë më të madhe të kohërave.
Foltorja me qytetarët e çliroi opozitën.
Foltorja me qytetarët e shpëtoi opozitën.
E ktheu atë në forcë sovrane të shqiptarëve.
E ktheu atë në një parti, e cila u përball në rrugën e saj me pengesa më të papara, me represionin, me agresionin ndaj saj,” shprehet Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit