Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu bashkua protestuesve opozitarë para Kryeministrisë, duke marshuar nga banesa e tij në rrugën “Mustafa Matohiti” drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u prit me brohoritje nga demokratë dhe qytetarë.
Berisha deklaroi se kërkesa kryesore e protestës është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë.
Ai shtoi se kjo është hapi i parë drejt krijimit të një qeverie teknike dhe organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.








