Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, inauguroi këtë të hënë, 17 nëntor, foltoren që kishte paralajmëruar para godinës së Kryeministrisë, duke mbajtur një fjalim përpara mbështetësve demokratë.
Berisha kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama dhe zv/kryeministren Belinda Balluku, duke theksuar se qeverisja e tyre ka dëmtuar rëndë vendin dhe shqiptarët.
“Para pallatit të krimit shtetëror dhe njerëzor ndaj shqiptarëve, Rama ka përzënë më shumë shqiptarë sesa çdo pushtues i egër në tërë historinë kombëtare,” tha Berisha, duke e cilësuar qeverisjen e tij si “narkoshtet” dhe një “krim monstruoz ndaj shqiptarëve”.









