Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë një moment historik për vendin dhe për gjithë rajonin.
Në një postim në rrjetet sociale, Osmani shkruan
“Urime Presidentit Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama dhe qytetarëve të Shqipërisë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në. Ky është një hap historik që i afron qytetarët e Shqipërisë dhe rajonin tonë më pranë Bashkimit Evropian. Qytetarët e Kosovës festojnë sot bashkë me ju, ndërsa vazhdojmë të punojmë pandalur për avancimin e rrugës tonë drejt BE-së.”









