-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria kërkon 25 vite burg për të miturin që vrau Martin Canin

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 25 vite burg për të miturin 14-vjeçar Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçjas.

Por prokurorja Alma Felaj theksoi se gjykata duhet të marrë parasysh nenin 97 të Kodit Penal për të mitur, i cili parashikon se dënimi nuk mund të kalojë 12 vite, duke ulur mundësinë e dënimit fillestar.

Ngjarja ndodhi më 18 nëntor 2024 pranë shkollës “Fan Noli”, pas një konflikti të vazhdueshëm mes adoleshentëve.

Mario Përlleshaj mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë që nga nëntori i kaluar.

Seanca e ardhshme do të sjellë konkluzionet e mbrojtjes dhe qëndrimet e palëve të dëmtuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit