-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Refuzoi thirrjen për dosjen e “21 janarit”/ Sot Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës “Partizani”

Kryesoret

Kryetar i Partisë Demokratike Sali Berisha pritet të paraqitet ditën e sotme në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë të marrë ndaj tij “Detyrim Paraqitjeje”, për dosjen “Partizani”.

Siç  dihet, kreu i PD para dy ditësh refuzoi të paraqitej për dosjen e “21 janarit” në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, sipas tij fletëthirrja nuk u përmbahej procedurave të përcaktura në ligj.

Kujtojmë se në lidhje me dosjen “Partizani” Berisha është marrë i pandehur së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe tre persona të tjerë.

Kreu I PD do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit