-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Impianti në zonën e Belshit, Këlliçi: Sjell dëme të mëdha për bujqësinë dhe fermerët

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ingriti sot shqetësimin se ndërtimi dhe operimi i një impianti në zonën e Belshit për energjinë e gjelbër mund të sjellë dëme të mëdha për bujqësinë dhe fermerët.

Në fjalën e tij në Komisionin për Burimet Natyrore, Këlliçi u shpreh se ashtu sikurse është theksuar edhe në studimin e bërë për fizibilitetin e zonës, tokat e Belshit janë bujqësore dhe pjellore dhe një impiant i ri i energjisë mund të krijojë pasoja ekonomike.

“Në lidhje me llojin e tokës dhe sipërfaqen e tokës ku zhvillohet projekti, me synim ndërtimin dhe operimin e impiantit me kapacitet 50 MWh në zonën e Belshit, në kuadër të promovimit të energjisë së gjelbër. Deri këtu jemi në rregull. Kur janë bërë studimet e fizibilitetit që është tokë bujqësore. Nëse nxitet ekonomia lokale, një tokë që është bujqësore dhe pjellore mund të shkaktojnë dëm te projekti bujqësor, fermerët, etj”, tha Këlliçi./ CNA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit