-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputeti i PD për vdekjen e dy të miturve në Durrës: Nuk është aksident por vrasje!

Kryesoret

Deputeti i ri i PD-së, për qarkun e Tiranës, Besart Xhaferri, me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka reagur lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur këtë të diel në Durrës, ku u përlasën për vdekje dy të mitur të moshës 8 dhe 10 vjeç, si dhe një i plagosur rëndë i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Autori i kësaj ngjarje tragjike është 57 vjeçari Nikoll Radaci, lëvizte i dehur me makinë.

Postimi i Xhaferrit

Nuk është aksident por vrasje!
Jam i tronditur nga aksidenti tragjik në zonën e Spitallës në Durrës, ku dy fëmijë të mitur ndërruan jetë dhe një fëmijë tjetër ndodhet në gjendje kritike në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Drejtuesi i mjetit një 58 vjeçar i njohur si njeri problematik në zonë ka qënë në gjendje të dehur.
Thirrjet e banorëve të asaj zone për sinjalistikë dhe për patrullim të policisë kanë rënë në vesh të shurdhër.
Familjeve nga Përmeti e nga Mirdita që humbën fëmijët e tyre në këtë aksident tragjik u shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj që për shkaktarin e aksidentit të bëhet drejtësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit