-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Trajtimi ndaj Ilir Metës është linçim i papranueshëm

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me trajtimin e ish-Presidentit Ilir Meta gjatë seancës gjyqësore, duke e cilësuar si të papranueshëm.

Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje në proces dhe ka theksuar se Meta po mbahet në izolim, duke i mohuar të drejtat bazike.

Reagimi i plotë:

I papranueshëm linçimi ndaj Ilir Metës!

Publiku pa sot se si trajtohet një kundërshtar i regjimit, një kundërshtar që di shumë për Edi Ramën!

Ish-Presidenti, ish-Kryetari i Kuvendit, dhe ish-Kryeministri i vendit mbahet mbyllur në seancën gjyqësore pa pasur mundësi të komunikojë. Një izolim që po vazhdon prej muajsh, në mes të ditës, në mes të Tiranës, të kryeqytetit që pretendon se po ecën para me integrimin europian.

Vetëm një urdhër i Edi Ramës mund të dalë mbi procedurat, mbi rregullat, mbi normal ligjore.

Ilir Meta është privuar në qeli nga të drejtat bazike.

Edhe pse SPAK ka dhënë dakordësim për intervista apo takime me median, mbi këtë ka dalë administrata e burgjeve, pra urdhri i Edi Ramës.

Nuk ka dyshim se Ilir Meta duhet të jetë i barabartë para ligjit e të japë llogari para drejtësisë.

Por nuk mund të pranohet që të jetë nën ligjin, që të linçohet siç treguan sot pamjet.

Asnjë njeriu nuk mund t’i cënohet apo t’i nëpërkëmbet dinjiteti.

Pamjet e Metës sot janë një denoncim i fortë për Edi Ramën, për sistemin që ai ka ngritur, për karakterin e tij, për frikën e tij, për regjimin e tij.

Qytetarët dhe ky vend nuk mund të pranojnë të vihen në jetë eksperimentet e trillet personale të një njeriu të korruptuar e të lidhur me krimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit