-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në Forumin e Zgjerimit: Shqipëria ecën përpara si ribashkim me Europën

Kryesoret

Komisioni Europian organizoi sot Forumin e parë të Zgjerimit, një ngjarje dedikuar avancimit të agjendës për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe fqinjësisë lindore.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Bruksel pas hapjes së grup-kapitullit të fundit të negociatave të Shqipërisë, e cilësoi procesin si një “ribashkim” të vendeve me familjen europiane.

“Zgjerimi dhe e ardhmja e Europës janë të pandashme. Ne punojmë pa u ndalur, si të ishin negociatat hapur prej kohësh, dhe kjo na ka vendosur në krye të Ballkanit Perëndimor,” tha Rama, duke nënvizuar progresin e Shqipërisë: hapjen e të gjithë kapitujve brenda vetëm 14 muajsh dhe mbështetjen e fortë të qytetarëve për BE-në.

Ai renditi disa përfitime kryesore të zgjerimit: forcimin e stabilitetit dhe demokracisë, rikthimin e lidhjeve historike mes kombeve, realizimin e premtimeve ndaj atyre që luftuan për liri, dhe rritjen ekonomike përmes zgjerimit të tregut dhe energjisë rinore. “Çdo vonesë apo hezitim do të tregonte një Europë të paaftë dhe larg ideve të saj themelore,” paralajmëroi kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit