Mbledhja e Komisionit për Mediat dhe të Drejtat e Njeriut është ndërprerë nga drejtuesja Jorida Tabaku.
Shkak për ndërprerjen u bë mungesa e ministres së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Evis Sala.
Në fokus të mbledhjes ishte shqyrtimi i buxhetit 2026 për sektorët e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
“Edhe në kohën e buxhetit shohim se ministrja nuk vjen. E kuptoj që është e re në detyrë dhe ka një sektor problematik, por duhet të respektojë Kuvendin dhe buxhetin. Është njësoj sikur në një projektligj të propozuar nga ministria të vijnë drejtorët dhe jo ministri apo zëvendësministrat. Këtu flasim për buxhetin”, deklaroi Tabaku.









