-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati reagon pas vrasjes së 58-vjeçarit në Athinë: Asgjë nuk justifikon marrjen e jetës

Kryesoret

Një 58-vjeçar grek humbi jetën pas një rrahjeje brutale në zonën Neos Kosmos të Athinës. Ngjarja u kap nga kamerat e sigurisë dhe tregoi se 29-vjeçari shqiptar, tashmë i arrestuar, e kishte ndjekur dhe sulmuar viktimën pas një grindjeje për të drejtën e kalimit në rrugë.

Sipas mediave greke, i akuzuari ka pranuar se ka goditur 58-vjeçarin, por mohon qëllimin për ta vrarë. Ai është ndaluar dhe pritet të paraqitet para hetuesit për të kërkuar kohë për mbrojtjen e tij.

Avokati i 29-vjeçarit, Ioannis Glykas, tha se sipas tij, sulmi nuk do të kishte ndodhur nëse viktima nuk do ta kishte spërkatur me sprej, por theksoi se asgjë nuk mund të justifikojë humbjen e jetës.

Autoritetet raportojnë se i akuzuari ka pasur më parë tre arrestime, kryesisht për kundërvajtje, dhe nuk ka pasur ndalim të përkohshëm për këto vepra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit