Paraprakisht falënderoj gazetën Panorama për publikimin e opinionit: “Clark-ShBA, me Thaçin dhe bashkëçlirimtarët e Kosovës”. Përtej gjetjeve strategjike, sigurisht ky opinion mbart edhe një mesazh kombëtar në mbrojtje të Presidentit Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimi, etj, të cilët nga bashkëçlirimtarë të Kosovës, prej më shumë se 5 vjetësh (nëndor 2020) mbahen cinikisht dhe akuzohen pabesisht nga gjykata e Hagës për: “krime kundër njerëzimit gjatë luftës 1998/99”!
Po ashtu përsëris solidaritetin vllazëror por edhe privilegjin të kontrubuoj modestisht në ndërtimin e Institucioneve të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Kosovës, të bazuara në balancat demokratike të pushteteve, si dhe që vlerësimet, rezervat dhe këshillat strategjike (p.sh shkëputjen nga paranoja ballkanike e përqëndrimit të pushteteve), t’i ndaj z.Thaçi dhe udhëheqësit e tjerë të Kosovës së pas-çlirimit nga makineria kriminale e Millosheviçit.
Siç edhe po ndiqet nga opinioni kombëtar, SOT, e mërkurrë 19 nëntor, Ish-komandanti Suprem i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, mbyll listën e dëshmimtarëve të mbrojtjes në Hagë, ndërsa gjykata ka konfirmuar se parashtrimet përfundimtare dorëzohen deri 22 dhjetor 2025.
Së dyti e çmoj me interes për opinionin mbarë-kombëtar të paraqes një përmbledhje të përditësuar: “PSE dëshmia e gjeneralit, mbart rëndësi kritike jo vetëm në mbrojtje të Presidentit Thaçi por edhe të luftës e UÇK/USA/NATO për çlirimin e Kosovës”?! “Ata që kanë luftuar për të mbrojtur familjet dhe vendin e tyre nuk mund të quhen as kriminel as terrorist”, konfirmoi para gjykatës Gjenerali *mirënjohur Amerikan.
Po ashtu, përmënd me mirënjohje, që përveç gjeneralit Clark, në mbrojtje të çlirimtarëve, kanë dëshmuar ish – ambasadori i OSBE, William Walker; ish-ndihmës Sekretari Shtetit, James Rubin, ish- përfaqësuesi OKB-së Bernard Kouchner, ish-këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje Paul Williams, etj çka konfirmon edhe qëndrimin zyrtar të ShBA se: “lufta për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit Serb nuk ishte kurrësesi krim”, por e drejtë fundamentale e Kartës së Atlantikut (1941), Kartës së OKB (1945), etj !
Ndërsa, shpërdorimi për axhendën partiake, deri mitingjet me patriot sarahosh në Prishtinë, Tiranë e gjetkë, nuk i shërbejnë lirimit të luftëtarëve dhe as imazhit kombëtar. Për të kundërtën, kujtoj me nderim qasjen fisnike të Presidentit të Shenjtëruar Rugova me UÇK-në; vetë-dorëzimin në Hagë të Kryeministrit Hardinaj (duke i treguar botës se nuk jemi tribu/kaçak në këto troje, por ndër kombet më të vjetër të Europës); si dhe për përballjen dinjitoze të Presidentit Thaçi para “gjykatës së verbër dhe shurdhër” të Hagës, duke mbrojtur vehten, bashkëluftetarët (UÇK/USA/NATO) dhe luftën për liri në Kosovë.
Së treti, duke përsëritur përuljen për gjakun e derdhur, si dhe nderimin për sakrificat sublime të Shqiptarëve të Kosovës në shekuj, nuk mund të mos skalisim mirënjohjen kombëtare për “çlirimtarët e vërtetë” [ShBA/NATO/UK]; përfshi pêr rastin konkret, pra për mbrojtjen në gjykatën e Hagës si dhe për peshën kritike që vijojnë të mbajnë për të ndërtuar bashkëjetesën paqësore mes popujve të Ballkanit Perëndimor.
Thënë këtë, edhe për Enveristo-sovranistët e sëmurë, ngrihet një pyetje shumë e thjeshtë: “Nëse ShBA/Trump, tërheqin e trupat ushtarake nga Kosova (që sigurisht një ditë do të ndodhë) = kush është opsioni-2 i Kryeministrit në detyrë për të mbrojtur statusquonë teritoriale të Kosovës”? Pyetje që pa “lejen e vetë-vendosësve” kërkon përgjigje edhe nga Tirana Zyrtare, apo Jo?
Ndërsa për tmerrin që e ka mbërthyer z Vučič nga “Shqipëria e Madhe” dhe makthet e Millosheviçit 26 vjet mbas humbjes turpëruese me NATO-n, mund të ushqejnë agjendën e radikalëve në Beograd, interesat e Kremlinit dhe krimit të organizuar, apo sorrat rreth liqenit Ujmanit, por kurrësesi nuk trembin kombin Shqiptar si dhe as fuqinë e sprovuar (në 1999) të Aleancës transatlantike (USA/NATO/BE)!
Së treti, pavarësisht vendimit të Hagës, “në shtesë” gjeni edhe pesë gjetje si dhe 5 rekomandime strategjike:
- Përtej pafajësisë së provuar së Presidentit Thaçi dhe bashkëluftëtareve të tij, këtë çështje e gjej si: “një sfidë dhe sprovë për nderin/integritetin e Gjykatës së Hagës”, për të mos vënë shenjën e barazisë mes pushtuesve gjakatarë/Serb dhe luftëtarëve të lirisë, qofshin ata Kosovarë, Amerikanë ose nga vendet e NATOs”. Pra, e gjej edhe “të fundit shanc për të mos dalë nga binarët e misionit/juridiksionit si dhe për të mos krijuar një preçedent të rrezikshëm në historinë e ndërtimit të paqes së pas-luftrave”. Nënëvizoj se ShBA, nuk e ka nënëshkruar dhe as i njeh vendimet e Gjykatës së Hagës, çka“demostron kështu edhe diferencën mes aleatëve strategjik/USA dhe aleancave antishqiptare, Ruso -Sllave.
- Repektivisht faktorët dhe aktorët me peshë në Tiranë dhe Prishtinë, konkretisht Kryministrit Rama dhe Kurti, do t’Ju sugjeroja që ti tejkalojnë qofshin edhe 10-ra diferencat/mllefet politiko-primitive, pasi: “ka 101 interesa të përbashkëta qënë Hagë të përfaqësohen me një Platform, një Ekip dhe një Zë” në mbrojtje jo vetëm të Thaçit etj, por edhe të gjakut të derdhur në shekuj, të luftës së drejtë për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit Serb si dhe për zhvillimin e interesave mbarëkombetare në rajon dhe mesdhe.
- Mbrojtjen e sovranitetit/statuesque-s të Kosovës si dhe zhvillimin e interesave Kombëtare në Rajon, Shqipëria dhe Kosova, do mund t’i realizojnë “vetëm duke forcuar më tej bashkëpunimin strategjik me ShBA dhe BE” (s’ka opsion-2). E thënë me thjeshtë, Prishtina dhe Tirana Zyrtare nuk do duhet kurrësesi të ndërmarrin vendimarrje që minojnë themelet e besimit nga/me USA/BE, pasi ato mbajnë ende peshë kritike për paqen dhe ardhmërinë Euroatlantike të Kombit (R.Sh dhe Kosovës).
- Mbetet emergjencë Nr.1: “ngritja e një Grupi të urtësh/wise group”, me elita të gjerësisht pranuara, që përtej pazareve part-iake përulen para interesave kombëtare si dhe përgjegjësive shtetërore për ta jetësuar Platformën: “2-Shtete sovrane 1-Komb i vetëm”, e cila nuk kërcënon (as Serbinë), por kontribuon si një balancë racionale për bashkëjetesën paqësore si dhe integrimin Euroatlantik të rajonit.
- Ndërsa aktorët dhe strategjistët/kolegët në Washington, do t’ju sugjeroja që perspektivën e dialogut strategjik me Kosovën ta para-kushtëzojnë JO me “deliret bollshevike të pushtetarëve që venë e vinë”, por mbi një Matricë Masash të Mirëbesimit Reciprok (MMMMR), të monitoruara nga USA/BE.
Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Senior Ekspert për Sigurinë Kombëtare,
Ballkanit si dhe marrëdhëniet me ShBA/NATO,
Zv/President i Këshillit të Arlantikut.








