-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ibrahimaj: Rezultatet e qeverisë thelbësore për suksesin e PS-së

Kryesoret

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në fjalën e saj në Parlament, theksoi se fitoret e Partisë Socialiste mbështeten te puna konkrete dhe realizimi i premtimeve.

Sipas saj, shqiptarët e njohin këtë qëndrueshmëri: “Thotë atë që bën dhe bën atë që thotë.”

Ajo përmendi disa nga arritjet kryesore të qeverisë gjatë vitit, si përparimi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, rritja e pensioneve dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve, që sipas saj janë shtyllat kryesore të buxhetit të qeverisë.

Ibrahimaj gjithashtu vuri në pah se vendi ka përparuar në ekonomi, me paga mesatare 850 euro dhe rritje të të ardhurave, ndërsa progresi në rrugën drejt BE-së është cilësuar si “mbresëlënës” nga komisionerja Marta Kos.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit