-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Balla: Ne po rrisim pensionet, ju keni hallin e pensionistit tuaj (Saliut)

Kryesoret

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla shpjegoi në Kuvend se sa rritet. “Sot jemi këtu për të miratuar ngritjen më të madhe të pensioneve në historinë e këtij vendi. Si mund të thuash që qeveria refuzon të ngrejë pensionet?

Me reformën e re të pensioneve, garantojmë rritje progresive deri në 2030. Edhe një pension që në kohën tuaj nuk ishte fare, pensioni rural, ne po e çojmë në 18 000 lekë. Nëna ime ka punuar infermiere 42 vjet dhe ia shpjegova sa i rritet pensioni.

Në vitin 2026 i rritet 18 mijë lekë çdo muaj, herë 12 muaj, 216 mijë lekë; Në vitin e dytë i rritet 36 mijë lekë, herë 12, i shkon 432 mijë lekë rritja; Në vitin e tretë i shkon 648 mijë lekë; në vitin e katërt i shkon 864 mijë lekë. Totali shkon 2 milionë e 160 mijë lekë rritje.

Kjo është rritja për një pensioniste që ka punuar 42 vjet. Unë e di që pensionisti i vetëm ndër ju nuk ka hall rritjen e pensionit sepse e ka pagën e lartë. Ne flasim për 670 mijë të tjerët, ju keni hallin e pensionistit tuaj”, tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit